INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptarët të parët në Evropë. Shëndetin e lënë të fundit, shkak të ardhurat e ulëta

Shqiptarët të parët në Evropë. Shëndetin e lënë të fundit, shkak të ardhurat e ulëta

Publikuar më: 09:30 29-08-2018

Thuhet se para shëndetit, paraja nuk ka rëndësi. Por mesa duket kush ka më pak të ardhura lë edhe shëndetin pas dore e kjo është me evidente për shqiptarët, pasi për të patur shëndet duhet të kesh para që të kryesh kontrolle e të parandalosh sëmundjet. Por, fatkeqësisht 41% e shqiptarëve kanë shtyrë vizitën mjekësore ose nuk kanë shkuar fare te mjeku e kjo vetëm për të kursyer. Në bazë të të dhënave të publikuara në Anketën e Cilësisë së Jetës të kryer nga Komisioni Europian, shqiptarët kanë përqindjen më të lartë në të gjithë Evropën , të cilët kanë anshkaluar vizitat te mjeku dhe kjo vetëm për të kursyer para. Situata është edhe më alarmante sa i përket kujdesit ndaj dhëmbëve, pasi gjysma e të anketuarve në Shqipëri janë përgjigjur se nuk kanë shkuar fare ose kanë vonuar një vizitë te dentisti. Krahasimisht me vendet fqinje, të cilat janë kandidate për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian, diferenca është e lartë.
Nuk kanë shkuar te doktori për të kursyer:
Shqipëri    41 % e banorëve
Maqedoni  25% e banorëve
Mali i Zi    25% e banorëve
Serbi        22% e banorëve
Turqi        19% e banorëve

Ndërsa nëse do ti referoheshim vetëm personave me të ardhura shumë të ulëta, shifrat janë edhe më të frikshme pasi , 70% e individëve heqin dorë nga vizitat e mjekut vetëm për të kursyer. Ndërsa individët që i përkasin grupit me të ardhurave të larta, janë vetëm 12 % e tyre që nuk kanë shkuar te mjeku.

Article Logic
Execution time: 0.0034089088439941