INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqiptari bëhet HERO në Austri, i shpëton jetën një fëmije që kishte ngecur në oxhak [FOTO]

Shqiptari bëhet HERO në Austri, i shpëton jetën një fëmije që kishte ngecur në oxhak [FOTO]

Publikuar më: 14:23 25-12-2018

Shqiptarët tashmë janë të njohur nëpër mediet e huaja. Ndryshe nga herët e tjera ku flitet për ''kriminelë e drogë'', një shqiptar nga Podujeva na ka bërë krenarë. Ai është bërë hero në sytë e botës dhe të qytetit ku jeton.

Shqiptari Muharrem Behrami nga Podujeva ka shpëtuar mrekullisht një 14-vjeçar.

Vogëlushi kishte mbetur i bllokuar brenda një oxhaku dhe ka qenë pikërisht Muharremi nga Podujeva që ka bërë të mundur nxjerrjen e tij. Më pas në vendngjarje kanë shkuar edhe zjarrfikësit me policinë dhe së bashku të tre palët kanë shpëtuar adoleshentin.

Sipas gazetës austriake ‘Land Leute’ Behrami ka dëgjuar thirrjet e ndihmë të 14 vjeçarit rreth orës 1:30 të mëngjesit dhe lajmëroi menjëherë policinë. U deshën rreth 2 orë për nxjerrjen e djalit. Nëpërmjet një ngushtice, forcat e punës mund të preknin krahët e Bibenit të dëshpëruar. Ai po merrte frymë, por i mbërthyer në oxhaqet e ngushta dhe plotësisht i pafuqishëm.

Rasti i shqiptarit ka marrë vëmendjen e mediave austriake edhe pse Behrami nuk e konsideron veten hero.

“Unë vetëm e kam bërë detyrën time si dhe e kam marrë telefonin. Heronjtë e vërtetë të natës janë zjarrfikësit, policia dhe ekipet e shpëtimit”, ka thënë Behrami për mediat austriake.

Sa i përket ngjarje Behrami është shprehur:

“Kur ishte e qartë se në cilën situatë ishte djali, departamenti i zjarrfikësve u alarmua në orën 3:30. Shpëtimi i fëmijës nuk ishte aq i lehtë. Nëpërmjet një ngushtice, forcat e punës mund të preknin krahët e Bibenit të dëshpëruar. Ai po merrte frymë, por i mbërthyer në oxhaqet e ngushta dhe plotësisht i pafuqishëm”

femiajs.jpg

 

oxahku.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034749507904053