INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shtetasi grek mohon akuzat për vrasjen e Kasmit

Shtetasi grek mohon akuzat për vrasjen e Kasmit

Publikuar më: 18:56 03-02-2018

Shtetasi grek i arrestuar për vrasjen e Dëfrim Kasmit mohon të ketë lidhje me atentatin mafioz ku mbeti i vrarë 41-vjeçari. Efthymiou Efthymious u arrestua nga policia ditën e premte. Por i dyshuari si autor i ekzekutimit të Kasmit ka mohuar akuzën dhe ka sqaruar se në Shqipëri ka ardhur për qejf. “Jam i shokuar nga arrestimi. Nuk kam lidhje me vrasjen pasi në Shqipëri kam ardhur për qejf jo për të kryer krim”, mësohet të ketë deklaruar para hetuesve Efthymiou Efthymious. Ai nuk ka pranuar të tregoj nëse kishte njohje apo jo me Devi Kasmin. Por midis ka pasur një debat pak ditë para vrasjes në palestrën e viktimës, gjë që është faktuar nga pamjet e kamerave të sigurisë së palestrës. Ish-punonjësi i forcave speciale greke ka pohuar se njihet me njërin edhe me një nga personat e arrestuar për vrasjen e Kasmit. Efthymious mësohet se ka ardhur në Shqipëri para dy muajsh. Gjatë kësaj kohe ai ka qëndruar në një një shtëpi me qira te Unaza e Re në Tiranë. Dyshohet se për këtë ekzekutim, shtetasi grek është paguar 25 mijë eurosh. Kjo shumë parash i është gjetur nga policia pas kontrollit të kryer në banesë.

Article Logic
Execution time: 0.0037400722503662