Grabitja e rreth 10 milionë eurove brenda avionit në Rinas, që po nisej drejt Vjenës, riktheu sërish vëmendjen e mediave ndërkombëtare nga Shqipëria.
“Reuters”, “Euronews” dhe disa nga agjencitë e tjera të lajmeve ndërkombëtare shkruajnë se në aeroportin “Nënë Tereza” u vodhën rreth 10 milionë euro.
“Policia ekzekutoi një nga disa persona të armatosur në një shkëmbim zjarri, pasi ata u futën në aeroportin ndërkombëtar të Shqipërisë dhe u larguan prej atje me një ngarkesë parash. Hajdutët e maskuar dhe të armatosur hynë përmes hyrjes që përdoret nga shërbimet e zjarrfikëses dhe pasi morën paratë, u arratisën duke u ndjekur nga policia. Raportimet e para flisnin për një shumë prej 2 milionë euro, por më vonë u tha se shuma mund të jetë pesë herë më e madhe”, shkruan Reuters.