Eh more Instagram çfarë na bëre!
Instagrami është padiskutim rrjeti social më i përdorur dhe shumë i preferuar. Me një pafundësi karakteristikash nuk është çudi që rreth 1 miliard njerëz përdorin Instagramin. Ky programi është bërë vendi i preferuar për këdo për të ndarë pjesë nga jeta e tyre me të tjerët.
E keni vrarë ndonjëherë mendjen se si vipat kanë publikuar disa foto ku fokuzojnë vetëm pjesë të veçanta të trupit dhe kur të mblidhen të gjitha bashkë duken si një “puzzle”. E para që e përdori këtë aplikacion ishte këngëtarja me famë botërore Jennifer Lopez duke vijuar më pas me Ariana Grande, Kim Kardashian dhe shumë artistë të tjerë.
Ndërsa nga personazhet shqiptar e para që e përdori si aplikacion ishte këngëtarja Juliana Pasha.
“Sytë, janë një nga gjërat më të fuqishme që një grua mund të ketë”-ka shkruar këngëtarja në pjesën ku shfaqen vetëm sytë e saj.
Por këtë e ka aplikuar edhe Bleona Qereti disa herë.
Në fakt nuk është vetëm një aplikacion, por disa të tillë si Pic Splitter, Tile Pic e shumë të tjerë, programe sa të këndshme aq edhe abstrakte.