INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shumica e turistëve të huaj në vendin tonë, polakë

Shumica e turistëve të huaj në vendin tonë, polakë

Publikuar më: 15:40 21-08-2017

Shqipëria po bëhet destinacioni i preferuar i të huajve, sidomos polakëve, që këtë vit mbajnë kampion. Sipas të dhënave të publikuara sot nga INSTAT, numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në territorin shqiptar, në muajin Korrik 2017 është1.379.302. Krahasuar me Korrik 2016, ky tregues rezulton me rritje 2,8 %.
Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend është 864.023, krahasuar me Korrik 2016, ky numër është ulur me 0,1 %, ku efektin kryesor e kanë dhënë shtetasit nga Kosova, pasi korriku përkonte me ramazanin. Por, rënia e shtetasve nga Kosova, që kanë qenë pushuesit tradicionale të Shqipëri është kompensuar nga vendet e tjera. Sipas INSTAT,  Në korrik 2017, ndër dhjetë vendet  që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, ato nga Zvicra kanë pësuar rritjen më të madhe me 52,3 %, ndërsa uljen më të madhe e kanë patur shtetasit nga Kosova me 33,2 %.
Nëse përjashtohet efekt i Kosovës, rezulton se hyrjet e të huajve të korrik janë rritur me 35%.
Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në shtatëmujorin e 2017 është 5.199.145, duke u rritur me 5,6 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016.
Në shtatëmujorin 2017, ndër dhjetë vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, rritja më e madhe e hyrjeve ka ardhur nga Polonia me 71,1 % dhe rënia më e madhe nga Kosova me 17,3 %.
Shtetasit nga Kosova gjithsesi vijojnë të zënë peshën kryesore, me 866 mijë turistë për 7 muajt e parë të vitit, të ndjekur nga maqedonasit me 341 mijë dhe grekët me 246 mijë dhe italianët me 182 mijë. Edhe numri i turistëve italianë ka shënuar rritje të ndjeshme për 7 mujorin, me 56%.
Për periudhën janar-korrik, shtetasit e huaj që kanë hyrë për qëllime pushimi janë rritur ndjeshëm me 35% në mbi 1 milionë persona, ose 40% e totalit.

Article Logic
Execution time: 0.0037000179290771