Thuajse çdo mëngjes shqiptarët zgjohen me lajme të sekuestrimeve të lëndëve narkotike. E sot ka ndodhur e njëjta gjë. Një sasi prej 65 kilogramë kanabis është sekuestruar në qytetin bregdetar të Vlorës. Sipas policisë lënda narkotike u zbulua në ambientet e një pallati në zonës e Skelës.
Në lidhje me drogën e sekuestruar policia ka shoqëruar edhe dy persona. Blutë e qyteti të Vlorës thonë se lënda narkotike u gjet në thasë plastmasi.
Aksionet e policisë për zbulimin e rasteve të kultivimit apo trafikimit të lëndëvë narkotike kanë nisur prej disa ditësh.