Në Uttar Pradesh të Indisë, një grua e ka sulmuar vjehrrën në gjumë me tentimin që ta vrasë. Sangeeta Jain e ka kapur vjehrrën Janrani për fyti dhe më pas e ka qëlluar me një gur në kokë. Ngjarja kur 70-vjeçarja sulmohet pamëshirshëm nga e reja saj, është regjistruar nga kamera e sigurisë.
Këtë kamerë e kishte vendosur burri i Sangeetas, i cili dyshonte se ajo mund të bëhet e dhunshme, sepse sillej shumë keq me vjehrrën. Çifti bashkëshortor po kalonte nëpër fazën e shkurorëzimit, për shkak se gruaja e akuzonte burrin për sulm fizik. Nuk bëhet e ditur se pse ajo ishte inatosur aq shumë me vjehrrën, sa që tentoi ta mbyste. Policia e ka arrestuar Sangeetan, mbi të cilën rëndon akuza për tentim-vrasje.