INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si i humbi Hillary Clinton zgjedhjet

Si i humbi Hillary Clinton zgjedhjet

Publikuar më: 12:33 09-11-2016

Ishte një tronditje e madhe jo vetëm për të dhe amerikanët, por për të gjithë botën.

Hillary Clinton nuk mundi të mbajë pas vetes koalicionin me Presidentin Obama dhe kjo ishte një ndër arsyet kryesore pse ajo humbi. Komunitetet e afrikano-amerikanëve dhe latinëve si dhe votuesit e rinj nuk u paraqitën aq të shumtë në numër sa duhej për të vënë Hillary Clinton në krye të Shtëpisë së Bardhë. Ajo humbi jo vetëm në disa shtete të cilat i kishte listuar si të sigurta, por edhe në bastione tipikisht demokrate, si Wisconsin dhe Pennsilvania. Ndërkohë që Clinton fitoi grupet demografike kryesore që kishte shënjestruar, ajo performoi në nivele më të ulëta se Presidenti Obama në të gjitha target-grupet, madje edhe te femrat. Është për t’u veçuar dhe fakti se Trump u mbështet nga një numër më i madh votuesish me ngjyrë dhe latinë se sa Mitt Romney në vitin 2012. Kandidati republikan arriti të sigurojë plot 29% të votave latinë, pavarësisht se ishte zotuar që të ngrinte një mur ndërmjet Amerikës dhe Meksikës, si dhe komenteve thellësisht negative jo vetëm për ata, por edhe per njerëzit me ngjyrë. Kujtojmë se për këta të fundit ai u shpreh disa herë me termin “qytete të brendshme” që nënkuptoi jetesën e afrikano-amerikanëve si të huaj dhe të veçuar, ku jetonin në varfëri, nuk kishin punë dhe qëlloheshin me armë ndërkohë që ecnin në rrugë. “Çfarë keni për të humbur?” iu tha Trump atyre, dhe mesa duket përgjigja ishte “Asgjë”.

Article Logic
Execution time: 0.0039381980895996