INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si la sheshin LSI! Kryebashkiaku i Vlorës paditet nga Zv/kryeministrja Ledina Mandija

Si la sheshin LSI! Kryebashkiaku i Vlorës paditet nga Zv/kryeministrja Ledina Mandija

Publikuar më: 13:53 20-06-2017

Sheshi që nuk iu lejua për miting partive të tjera, nga kryebashkikaku i Vlorës ka detyruar Zv/kryeministrja Ledina Mandija të dërgojë në prokurori Dritan Lelin.

Në njoftimin për shtyp theksohet se Leli ka kryer vepër penale dhe shpërdoruar detyrën e dhënë. Task - Forca e drejtuar nga Mandija thekson se në përfundim të verifikimit të shqetësimeve të bëra publike nga grupi i këshilltarëve bashkiakë të subjektit politik Lëvizja Socialiste për Integrim, lidhur me mosmiratimin nga ana Kryetarit të Bashkisë Vlorë të kërkesës së këtij subjekti për përdorimin e sheshit  “Flamurtari” ka referuar rastin në organin e Prokurorisë për kryerjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim ndjekjen penale ndaj z. Dritan Leli me detyrë Kryetar i bashkisë Vlorë.

Nga vlerësimi i rastit nga ana e Zëvendëskryeministres, rezulton se ekziston dyshimi i arsyeshëm se z. Leli, me veprimet dhe mosveprimet e tij për dhënien e lejes një subjekti politik të caktuar për të përdorur sheshe apo vendkalime publike, në kundërshtim me ligjin nr.8773, datë 23.4.2001 “Për tubimet” dhe ligjin nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Pengimi i subjekteve zgjedhore” të parashikuara përkatësisht nga neni 248 dhe neni 325 të Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0034830570220947