INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si lindin haluçinacionet…dhe roli i trurit

Si lindin haluçinacionet…dhe roli i trurit

Publikuar më: 10:49 02-04-2019

Të gjithë e dimë se cfarë janë halucinacionet por shumë pak kanë njohuri sesi ato lindin, cfarë ndodh në trurin tonë kur shohim imazhe të pamundura apo edhe ngjyra dhe forma që nuk ekzistojnë. Halucinacionet shkaktojnë probleme të rënda të shëndetit sikurse është skizofrenia.

Dhe duke zbuluar gjenezën e halucinacioneve mund të ndihmojë studiuesit për të ndihmuar ata që vuajnë. Një kërkim të tillë e kanë ndërmarrë kërkuesit e Univeristetit në Oregon. Halucinacionet vizuale duket se lindin me një reduktim dhe ndryshim të komunikimit midis neuroneve në korteksin visual.

Pra sipas tyre është truri ynë ai që tërheq imazhe të caktuara.

Në studimin e tyre neuroshkencëtarët morën në analizë disa minj të cilët u droguan për të prodhuar efekte të halucinacioneve.

E ndërsa brejtësit ishin në këtë fazë mjekët monitoronin trurin e tyre.

Gjatë eksperimentit rezultatet treguan se halucinacionet vizive ndodhnin kur truri i kushtonte pak rëndësi sinjaleve që merreshin nga ambjenti dhe kompeson mungesën e informacioneve duke shtuar më shumë interpretimin konjitiv duke plotësuar çdo boshllëk perceptues bazuar në përvojat dhe pritjet e mëparshme.

Perceptimi që kemi ne për botën nuk është asnjëherë një proces neutral, inputet ndijore interpretohen gjithmonë për të marrë një imazh koherent dhe, me sa duket, kur informacioni është i pamjaftueshëm, truri mund të vendosë ta bëjë atë vetë.

Studiuesit shprehen se në kontekstin e përpunimit vizual, megjithatë, rezultatet kanë shumë kuptim: për të kuptuar se çfarë po ndodh në botën rreth nesh, ne duhet të balancojmë inputet që marrim dhe interpretimin që i japim këtij informacioni. Dhe nëse më shumë rëndësi merr interpretimi i të dhënave është e kuptueshme që rezultati do të jenë halucinacionet.

Pra si përfundim halucinacionet janë fryt i trurit që kërkon të interpretojë atë cka shohim pa patur nevojën e shumë informacioneve, dhe e plotëson hapësirën boshe duke u bazuar në eksperienca pritjet dhe parashikimet e mëparshme.

Article Logic
Execution time: 0.0037491321563721