INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si mori flakë fabrika në Kashar? Zbulohen detaje të reja

Si mori flakë fabrika në Kashar? Zbulohen detaje të reja

Publikuar më: 08:31 23-04-2018

24 orë pas përfshirjes nga flakët të fabrikës në Kashar janë bërë publike të dhënat e para nga hetimet. Mësohet se Policia ka nisur hetimet në lidhje me zjarrin e përmasave të mëdha që shpërtheu rreth orës 10:00 të së dielës në fabrikën e riciklimit të mbetjeve në zonën e Kasharit në Tiranë.
Sipas të dhënave, bëhet e ditur se grupi i hetimit ka marrë në pyetje punonjësit e sigurisë që duhej të ruanin objektin ku ra zjarri që për më shumë se tri orë ndoti me tym të zi thuajse gjithë Tiranën.
Ata kanë thënë se zjarri ka rënë në kohën kur në fabrikë ende nuk kishte nisur puna çka përjashton mundësinë e një ngjarje aksidentale gjatë përpunimit të mbetjeve.
Punonjësit e fabrikës:
“Punëtorët ishin jashtë fabrikës kur pamë tymin në mes të saj dhe njoftuam zjarrfikëset”.
Për rreth tre orë të dielën, zjarrfikëset nga Tirana dhe Vora, të ndihmuara edhe me bote uji nga ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime në bashki luftuan flakët e zjarrit të shkaktuara nga plastika, duke sjellë ndotje të konsiderueshme të ajrit në zonë.

Article Logic
Execution time: 0.0039691925048828