INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Si mund të dëmtoheni më pak nga gazi lotsjellës? Flet mjeku i njohur[FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 11:35 27-02-2019

Mjeku infeksionist Tritan Kalo në kushtet kur opozita ka kryer në pak kohë 3 protesta dhe policia nuk ka kursyer hedhjen e gazit-lotsjellës ka vendosur që të japë disa këshilla praktike se si duhet të mbroheni. Ai thotë se gazi-lotsjellës është nje mjet i përbotshëm, i cili përdoret nga agjensitë ligjzbatuese, për të shpërndarë turmat e demonstruesve. Po teksa flet për efektet sqaron se ato janë të përkohëshme.
Kalo në një staus në FB sqaron se simptomat kryesore të ekspozimit ndaj gazit lotsjellës janë: Kruajtje, dhembje e djegie e syve dhe e lëkurës, ndjesia e maramëndjes, kufizimi i shikimit, rrjedhje lotësh, kollitje e vështirësi në frymëmarrje, disa herë shoqërohet me ndjesinë e mbytjes dhe çorientim, konfuzion dhe shtim të panikut.
Si veprohet në një rast të tillë?
Mbrojtja më e mirë sipas mjekut do të ishte një maskë gazi, në të kundër vendosni një shami të lagur para gojës dhe merni frymë përmes saj. Mbani një napë të njomur me lëng limoni ose uthull dhe përdoreni kur ekspozoheni ndaj gazit lotsjedhës. Një masë e tillë ju jep kohën e mjaftueshme për t’u larguar nga vendi i përdorimit të gazit lotsjellës pa i acaruar organet e frymëmarrjes. Syzet që përdoren për zhytje apo për ski janë një mjet i mirë mbrojtës i syve. Lëkurën e ekspozuar laheni me kujdes me ujë të bollshëm dhe me sapun. Personat që kanë vështirësi serioze në frymëmarrje e kanë të nevojshme përdorimin e oksigjenit të ofruar nga kryesisht nga Shërbimet e Urgjencave Mjeksore.

trit.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036559104919434