INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si mund të kërkojmë informacion përmes portalit pyetshtetin.al?

Si mund të kërkojmë informacion përmes portalit pyetshtetin.al?

Publikuar më: 15:31 23-03-2018

Pyetshtetin.al është portali më i ri ku qytetarët mund të kërkojnë informacion mbi të dhënat e 7 institucioneve publike, mes tyre njësi të qeverisjes vendore ministri dhe institucione të pavarura. Por si mund të bëhesh pjesë e këtij portali dhe si mund të kërkosh informacion? Është drejtoresha për të drejtën e Informimit Ardita Shehaj pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, e cila për In news jep detajet se si mund të marrësh informacion.

Ardita Shehaj:
“Përmes portalim mund të fusni emër dhe mbiemër, por kjo nuk është e domosdoshme. Brenda 10 ditësh institucioni përgjegjës kthen përgjigje dhe në rast të ankesave ndërhyn komisionari dhe brenda 15 merr zgjidhje kërkesa”.
Edhe pse portali tashmë është vënë nën monitorimin e komisionerit për të drejtën e informimit, qëllimi i këtij institucioni është hartimi një regjistri elektronik të kërkesave dhe ankesave. Por një tjetër cështje shumë e rëndësishme është mbrojtja e të dhënave personale.
Ardita Shehaj:
“Do ndërtohet regjistër elektronik për kërkesat dhe ankesat. Ndërkohë të dhënat personale janë të garantuara nga Komisioneri i të dhënave personale”.
Menjëherë pasi u vu në funksion ky portal kanë nisur kërkesat për informacion, ndër benefitet janë disa sqaron Ardita Shehaj.
Ardita Shehaj:
“OJF kanë nisur kërkesat e para, janë ato që kanë shfaqur të parat interes dhe kanë kërkuar informacion përmes portalit pyetshtetin.al. Ndërkohë portali ndihmon qytetarët pasi ju shkurton kohë dhe burokraci për kërkesat e tyre për informim”.
Projekti pilot ka nisur në disa institucione publike ndërsa qëllimi është që brenda vitit 2018 ky format të instalohet në të gjitha institucionet qendrore dhe ato të varësisë së tyre. Ndërsa viti i ardhshëm është parashikuar që të ky portal të jetë i aksesueshëm për të gjitha njësitë e pushtetin vendor.

Article Logic
Execution time: 0.0036602020263672