Këtë të shtunë presidenti i Serbisë do të vizitojë Kosovën.
Në veriun e Mitrovicës kanë filluar përgatitjet për ardhjen e kreut të shtetit.
Rrugët e qytetit Mitrovicës janë mbushur me flamuj të Serbisë dhe me billborde me mbishkrime “Mirë se vini, President”.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nis fillon vizitën e tij dy ditore në Republikën e Kosovës. Ai fillimisht do të shkojë në Zubin Potok, ndërsa vizitën e tij pritet që ta përmbyllë të dielën me një fjalim në sheshin e quajtur ‘Shumadija’ në veriun e Mitrovicës.
Kjo vizitë e Vuçiç në Kosovë vjen pas takimit të dështuar në Bruksel me Thaçin dhe ndalesë së shumë diskutuar për ndalesën që presidenti serb ta vizitojë Liqenin e Ujmanit.
Kujtojmë se mbrëmë vonë Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka konfirmuar se presidentit serb i është lejuar edhe vizita në Liqenin e Ujmanit pas presionit të BE-së.