Bashkë me Shqipërinë numri i shteteve që importojnë plehëra shkon në 21.
Po edhe në këto shtete kryesisht të botës së tretë ashtu si dhe tek ne një ligj i tillë nuk është pritur fare mirë. Shumë protesta janë mbajtur për këtë çështje sensitive, pasi problemi qëndron tek fakti që me mbetjet e lejuara nëpër dogana hyjnë dhe ato të rrezikshme ndaj dhe shumica e vendeve që kanë të miratura një ligj për importin e mbetjeve mbase jo pa qëllim janë zgjedhur të varfëra.
Në vendin tonë nga ana tjetër beteja e shoqërisë civile siç e thonë dhe vetë ata sapo ka nisur.
Po gazetari Urim Bajrami ka publikuar një video ku jep një model mjaft origjinal se si protestohet kundër plehërave në Bejrut.