INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Si stërvitemi për terrorizmin / Skuadrat elitë përgatiten për misione luftarake [VIDEO]

Publikuar më: 19:05 23-03-2017

Frika nga terrorizmi ka pushtuar mbarë globin. Në listën e “zezë” të ISIS, përveç kryeqëndrave evropiane, edhe shtetet e vogla si Shqipëria ndjejnë kërcënimin e ISIS. Edhe pse sulmet e tyre janë të befasishme, roli i forcave speciale në ndërhyrjen e sulmeve terroriste mbart një peshë të madhe. Në Shqipëri, në Zall Herr trajnohen trupat elitare, të specializuar në përballimin e situatave të tilla, si terrorizmi. 17 vjet më parë u krijua njësia e saj Elitë.

Batalioni i Forcave Speciale të Zall-Herrit sot ka 300 efektivë që pergatiten në Zall Herr, stërvitja e tyre nga toka ajëri dhe uji, po për çfarë sherben ky batalion dhe detyrat e batalioni. Komandat i Batalionit te Forcave Enkeled Dauti tregon se ky batalion u krijuar si rezultat i rreziqeve që krijohen nga brenda dhe jashte vendit ai thote se ka tre detyra, zbulimi special, goditje direkt , dhe asistenc ushtarake.

Specialët përgatiten për kontakt me kundërshtarin dhe shkëmbim zjarri, në betejat reale koordinimi në grup është shumë i rëndësishëm, çdo stërvitje bëhet me plumba real, çifti i snajperat janë më të rëndësishmit në misione. Specialët Shqipëtar përdorin si arme të luftimit të arfërt M4-A1 një prodhim amerikane 5.56 mm ndërsa armë tjetër është pistolet 9 mm.

Article Logic
Execution time: 0.0038650035858154