INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit afrikan

Si të mbroheni nga vala e të nxehtit afrikan

Publikuar më: 12:02 17-06-2019

Vera ka ardhur po ashtu edhe ditët e nxehta të cilat ja bëjnë të ndihemi të lodhur. E në këto ditë të nxehta problemet shëndetësore shtohen.
Për këtë arsye, mjekët japin disa këshilla dhe rekomandime që të gjithë njerëzit duhet t’i ndjekin me rigorozitet, sidomos kategori të caktuara siç janë të moshuarit dhe fëmijët.

Mos dilni gjatë orëve më të nxehta
Nuk duhet të dilni gjatë orëve të nxehta, që është nga ora 11 deri në 18. Ky orar nuk është i rekomanduar veçanërisht për fëmijët shumë të vegjël dhe të moshuarit. Nuk duhet të frekuentohen qendrat e mëdha urbane, ku përqendrimi i ozonit rritet për shkak të makinave dhe industrisë.

Mos bëni sport gjatë orëve të nxehta
Ne duhet të shmangim aktivitetin fizik në ajër gjatë orëve më të nxehta të ditës, jo vetëm nga atletët amatorë, por edhe nga atletët profesionistë.

Kujdes ndaj veshjeve

Është e domosdoshme të vishen veshje të lehta dhe të rehatshme, si në shtëpi ashtu edhe jashtë: veshje prej pambuku ose prej liri.
Jashtë shtëpisë është gjithashtu e nevojshme të mbroni kokën nga rrezet e diellit duke mbajtur kapele syze dielli.

Mos harroni kremin mbrojtës
Është e rëndësishme të mbroni lëkurën nga djegia e diellit duke përdorur krem me një faktor të lartë mbrojtës.

Tregoni kujdes ndaj ushqimit, mundohuni të hani ushqime të freskëta, të bëra në shtëpi dhe shmangni ushqimet e blera jashtë. Pini sa më shumë ujë dhe lëngje të freskëta, shmangni pijet alkoolike. Mos hani shumë, hani disa herë dhe në sasi të vogla. 

Shenjat paralajmëruese që duhet të mbahen parasysh janë:

• Zbehja
• Marramendja
• Të vjellët
• Pulsi i dobët
• Temperatura e ngritur

Si masë paraprake është mirë të errësohen dhomat dhe hapësirat e përbashkëta, të mbahet një temperaturë me ajër të kondicionuar jo më poshtë se 25° C.

Shkurtimisht tre rregullat e arta për t’u mbrojtur nga i nxehti janë
• Mos dilni në orët e pikut
• Vishni rroba të lehta.
• Pini 2 litra ujë në ditë dhe hani sa më shumë fruta.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038621425628662