Dalin të dhënat e para mbi grupin kriminal që kishte gati për trafik sasinë e konsiderueshme të kanabisi sativa që u zbulua në Babicë të Vlorës një natë më parë. Sipas të dhënave droga prej 10 ton që u zbulua nga uniformat blu ishte kultivuar, përpunuar, magazinuar dhe ishte gati për trafik nga persona që ishin pjesë e grupit kriminal të njohur si Habilaj.
Ndërkohë burimet bëjnë të ditur se droga e Habilajve, e zbuluam bashkë me ndërkombëtarët. Hetimi është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare dhe me shërbimet inteligjente shqiptare, ndërsa kapja e drogës u bë në një kohë kur në Itali është arrestuar Moisi Habilaj.
Mësohet se aksioni i policisë u konkretizua pas një hetimi disa mujor i Prokurorisë për Krime të Rënda, duke u finalizua me zbulimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike, në zonën e Babicës.
Ndërkohë, hetimet po zhvillohen me intensitet të lartë, për zbulimin e të gjithë personave të përfshirë në grupit kriminal.