Policia ka filluar kontrolle në tregjet ku shiten fishekzjarre për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë festave të fundvitit.
Sipas policisë “kontrollet kanë vijuar në subjektet në tregun “Çam” për verifikimin e dokumentacionit dhe licencave nga subjektet dhe tregëtarët që importojnë, magaziojnë dhe tregëtojnë lëndë piroteknike dhe fishekëzjarre.
Gjatë kontrollit dhe inspektimit për shitjen të këtyre lëndëve, nuk u konstatuan probleme.
Shërbimet e Policisë do të vazhdojnë kontrollet në vijimësi për të bërë të mundur identifikimin e subjekteve dhe kontrollin e tyre për të qenë sa më të kontrollueshëm dhe të ndërgjegjshëm për tregtimin e këtyre produkteve, me qëllim parandalimin e ngjarjeve në prag të festave të fundvitit”.