INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Siguria në Shqipëri është në rënie, përkeqësim i ndjeshëm në një vit. Ja ku renditemi në Europë

Siguria në Shqipëri është në rënie, përkeqësim i ndjeshëm në një vit. Ja ku renditemi në Europë

Publikuar më: 13:24 25-01-2019

Siguria në Shqipëri mesa duket lë për të dëshiruar, të paktën kështu duket nga statistikat e publikuara nga revista "Global Finance". Indeksi bazohet mbi kritere si: siguria personale, lufta dhe paqja si dhe fatkeqësitë natyrore.

Shqipëria renditet e fundit në rajon, si dhe e 69-ta në botë, ndër 128 shtete në indeksin global të sigurisë për vitin 2019. Ndërkohë që një vit më parë ishte në vendin e 52-të në botë nga 163 vende, çka përkthehet në 17 pozicione rënie në klasifikim.

Alarmante është fakti se, Shqipëria është vend i 4-t më pak i sigurtë në Europë dhe ja kalon vetëm Rusisë që është vendi më i pasigurt, Ukrainës dhe Turqisë, e cila është përfshirë në një valë destabiliteti në drejtim të sigurisë publike.

Ukraina ndërkohë është një vend në konflikt ende të hapur ushtarak. Maqedonia, Serbia dhe Bosnje Hercegovina, janë më mirë se vendi ynë në këtë renditje. Kosova dhe Mali i Zi nuk janë marrë fare në analizë.

Referuar statistikave të një viti më parë Shqipëria linte pas në renditje vende si Serbia, Franca, Qipro, Mali i Zi dhe Mbretëria e Bashkuar.

Përkeqësimi në renditje mund të jetë edhe rrjedhojë e ndryshimit të metodologjisë së matjes. Këtë vit janë hequr kritere si ai i nivelit të militarizimit të vendit.

Islanda, Zvicra dhe Finlanda janë tre vendet më të sigurta në botë, ndërkohë që më keq në të gjithë botën janë: Guatematala, Jemeni dhe Filipinet.

TAB-siguria.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0019381046295166