INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Siguria ushqimore ‘’përtokë’’, makth për shqiptarët! Qeveria merr një masë të re…

Siguria ushqimore ‘’përtokë’’, makth për shqiptarët! Qeveria merr një masë të re…

Publikuar më: 13:06 09-11-2018

Pjesa më e madhe e produkteve ushqimore në vendin tonë janë të pasigurta. Pavarësisht se institucionet kryejnë kontrolle të shpeshta dhe bllokojnë produkte sërsh fermerët dhe tregëtarët përdorin truke nga më të ndryshmet. Ndryshojnë datën e skandencave të ushqimeve dhe hedhin më shumë kimikate seç lejohen në produktete bujqësore dhe shtazore. E në fakt po të vemë re nëpër tregje shohim disa perime dhe fruta përgjatë gjithë vitit edhe pse ato janë produkte sezonale. Ata i rritin nëpër sera duke ju hedhur kimikate me shumicë dhe i modifikojnë pa marrë parasysh fare që konsumatorit do t’i bëjnë dëm. Edhe mishit në shumë raste ju injektohen shiringa me solucione të dëmshme me qëllim që të rriten në peshë. Në shumë zona të vendit femerët janë jashtë kontrollit. Në këtë treg kaotik qeveria ka marrë një vendim të rëndësishëm. Do të marrë vetë kompetencat ligjore për shërbimin e veterinarisë, të cilat aktualisht komandohen nga pushteti lokal.

Ministria e Bujqësisë ka përgatitur një projektligj që synon unifikimin e shërbimit veterinar.
Ky projektligj do të forcojë masat parandaluese dhe të kontrollit të sëmundjeve të kafshëve nëpërmjet forcimit të strukturave të kontrollit dhe shërbimit për të garantuar mbrojtjen e shëndetit publik nga sëmundjet zoonotike të transmetueshme nga kafshët.
Projektligji parashikon forcimin e kontrollit të therjes së kafshëve nëpërmjet kalimit të kontrollit shëndetësor të kafshës para dhe pas therjes nga veterineri zyrtar i shërbimit veterinar rajonal .
Gjithashtu parashikohet, që edhe kontrolli i tregjeve të kafshëve të gjalla të përfshihet në detyrat e veterinerit rajonal.

Article Logic
Execution time: 0.0019769668579102