INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sigurohen medikamentet për kurimin e grave me kancer gjiri[VIDEO]

Sigurohen medikamentet për kurimin e grave me kancer gjiri[VIDEO]

Publikuar më: 09:44 20-01-2018

Në Spitalin Onkologjik janë siguruar medikamentet për gratë që vuajnë nga tumori. Ka qenë vet kryeministri Edi Rama ai që është paraqitur së bashku me mësueses nga Rrësheni në spitalin Onkologjik ku është takuar me mjekët dhe ka dhënë lajmin e sigurimit të flakoneve të munguara. Rama premtoi më datën 14 Janar në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste se brenda një jave do siguroheshin flakonet e nevojshme. Në këtë mënyrë kreu i qeverisë tha se do ti jepte zgjidhje hallit të mësueses nga Rrësheni që vuan me tumor, por edhe i të gjitha grave që përballen me këtë mungesë. Ajo ju ankua Ramës direkt në takimin e tij të fundit në këtë zonë, se medikamentet për këtë sëmundje të rëndë mungonin në spital. Rama postoi në facebook lajmin shoqëruar edhe me një video duke bërë të ditur se tani në spitalin Onkologjik është siguruar sasia që nevojitet.
Postimi i Edi Ramës

MIRËMËNGJES ? dhe me këto dy pjesë të historisë së mësueses mirditore që vuan nga kanceri, ku mund të shihni se si funksionon bashkëqeverisja me qytetarët, të cilët nuk përtojnë të ankohen për hallet e tyre konkrete në platformën e bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al apo në takimet publike të platformës, ju uroj një fundjavë të qetë.

Article Logic
Execution time: 0.0023250579833984