INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sindroma e ‘syrit të thatë’, çfarë ndodh me ju

Sindroma e ‘syrit të thatë’, çfarë ndodh me ju

Publikuar më: 10:35 14-05-2019

Lotët  na ndihmojnë të shprehim gjendjen tonë emocionale dhe ndoshta na bëjnë të ndihemi më mirë. Por cfarë ndodh kur sytë tanë nuk arrijnë të nxjerrin një pikë loti, Në fakt ekziston edhe sindroma e ‘syrit të tharë’ një sëmundje  e njohur edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, një sëmundje që nënvlerësohet por dita ditës po përhapet edhe më shumë.

Janë pikërisht disa faktorë si një  stil jete jo shumë korrekte, stresi, mosfunksionimi i mirë metabolik, hormonal, nxehtësia, ndotja të cilët bëjnë që ne të kemi vështirësi të nxjerrim lotë. Syri është i rrethuar nga një pjesë e hollë, e njohur si pjesëza e lotëve e cila ka një përbërje shumë komplekse e pasur me substanca të shumta ushqyese dhe mbrojtëse.

Duke munguar ky lëng syri nuk mund të lëviz, ti bindet trurit, të rrotullohet majtas e djathtas. Edhe qepallat kanë një rol strategjik: funksioni i tyre është që të kundërshtojnë një pengesë të parë mbrojtëse ndaj syve tanë,Jo vetëm kaq: duke lëvizur qepallat  kthejnë pjesën e lotit  që prodhohet nga gjëndrat e shumta. Duke u ndalur tek faktorët që thajnë sytë tanë. Ndotja e ajrit prek shikimin duke shkaktuar inflamacione akute në mukozat e syrit, duke bërë që sytë tanë të mos arrijnë të prodhojnë lotë.

Edhe ekspozimi i gjatë ndaj diellit është një tjetër shkaktar i syrit të thatë, prandaj është mirë të mbani syze dielli. Kujdes duhet të tregoni edhe ndaj të ftohtit dhe erës.Përballë zhvillimeve teknologjike dhe qëndrimit për një kohë të gjatë para aparatëve sigurisht ka ndikime edhe në shikim duke shkaktuar edhe sindromën e syrit të thatë.

Normalisht qepallat hapen / mbyllen 20 herë në minutë. Nëse, nga ana tjetër, jeni duke u angazhuar në një aktivitet që kërkon përqendrim (si leximi, shkrimi, përdorimi i një kompjuteri, tabletë ose smartphone}tentoni ti lëvizni  më shpesh derisa të arrini në normën e një rrahje në minutë: lotët zhduken aq shpejt sa nuk zëvendësohen dhe krijohet sindromi sy i thatë.

Stresi, plakja, menopauza apo edhe sëmundjet e tjera autoimmune mund të ndikojnë në patologjinë kur nuk arrijmë të kemi lotë. Një kujdes i madh sipas okulistëve duhet treguar edhe me lentet. Dhe nëse doni të qani duhet të shmangni të gjithë faktorët e mësipërm.

Article Logic
Execution time: 0.0028228759765625