INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sinjalizime nga banorët e Belshit, ç’ndodhte në lokal, prostitucion dhe kokainë [DETAJE]

Sinjalizime nga banorët e Belshit, ç’ndodhte në lokal, prostitucion dhe kokainë [DETAJE]

Publikuar më: 11:07 08-07-2019

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar ‘Liqeni’ në kuadër të të cilit është arrestuar në flagrancë pronari i një lokali i cili shfryëzonte vajza për prostitucion në ambientet e lokalit si dhe shpërndante lëndë narkotike.

Policia bën me dije se krahas pronarit të lokalit po procedohen edhe 5 persona të tjerë, ndërsa gjatë operacionit janë sekuestruar lëndë narkotike e dyshuar kokainë, një automjet dhe celularë.

Në pranga sipas bluve ka rënë 43-vjeçari Edmond Çipllaka, banues në Fier.

Sipas bluve kanë qënë banorët e zonës në Belsh ata të cilët kanë sinjalizuar për atë cka ndodhte në ambientet e lokalit të cilët dyshonin se brenda tij shpërndahej lëndë narkotike e dyshuar kokainë klientëve të ndryshëm, si dhe shfrytëzoheshin vajza të moshave të ndryshme për prostitucion.

Article Logic
Execution time: 0.0039939880371094