Foto dhe video e këtij djaloshi janë përhapur me shpejtësi në internet me qëllim që t’i tregojnë Botës cfarë po vuajnë sirianët. Një fëmijë i mitur, 5 vjec, i ulur në karrige brenda një karrigeje ambulance pas bombardimeve në shtëpinë e tij në Aleppo. Omran Daqneesh, është fëmija me prindër të humbur, i mbuluar nga pluhuri i gërmadhave që kanë mbuluar shtëpinë. Shfaqet me një fytyrë të ngrirë, cdo shprehi e këtij djali në fytyrën e mitur është paralizuar.
Edhe pse i gjakosur nga plagët e marra, ai nuk qan. Me një pamje të qetë ka vendosur duart e vogla mbi gjunjë, ndërsa mjekët janë larguar nga aty për të shpëtuar të tjerë fëmijë që mund të kenë mbetur nën gërmadha. Stampat e figurave të filmave më kartona në bluzën e veshur mezi dallohen nga pluhuri e gjaku.
Grupi Vullnetar i Civilëve në Siri shpëtoi dhe 3 fëmijë të tjerë sëbashku me 5-vjecarin që shihni në foto. Mjekët thonë se asnjë prind i tyre nuk është paraqitur në spital.
Omran Daqneesh, është fëmija me prindër të humbur, i mbuluar nga pluhuri i gërmadhave që kanë mbuluar shtëpinë. Shfaqet me një fytyrë të ngrirë, cdo shprehi e këtij djali në fytyrën e mitur është paralizuar.