INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Situata në Rinas. Transporti Ajror bën publike gjendjen

Situata në Rinas. Transporti Ajror bën publike gjendjen

Publikuar më: 09:41 01-12-2017

Përmbytjet në vend kanë dhënë pasoja edhe ne Aeroportin e Rinasit. Mëngjesin e kësaj të premte Transporti Ajror ka bërë publike gjithë situatën në të cilin ka kaluar përgjatë këtyre orëve.
TRANSPORTI AJROR”
Ne aeroportin “Nene Tereza” mbrëmë rreth orës 21:40 LT intensiteti i reshjeve u rrit ne me shume se 10 mm/h dhe shiu vazhdoi në atë intensitet për një kohë të gjatë më shumë se 50 min.
Kjo bëri që për shkak të reshjeve të dendura shikueshmëria në pistë u ul ndjeshëm pati edhe prezencë të ujit në disa pjesë të pistës, të cilat u pastruan sapo shiu i rrëmbyeshëm pushoj.
Në këtë interval kohe për të cilin po flasim, kishte dy fluturime në mbërritje dhe dy fluturime në nisje. Dy fluturimet në mbërritje Pegasus nga Stambolli dhe Blu Panorama nga Milano, pasi bën holding për rreth 30 min u larguan respektivisht për në Shkup dhe në Bari.
Pas devijimit në Shkup dhe përmirësimit të kushteve atmosferike në Tiranë, fluturimi I Pegasus u nis nga Shkupi me destinacion Tiranën dhe u ul në orën 02:50 LT dhe u ngrit nga Tirana me destinacion Stambollin në ora 04:00 LT
Pas devijimit në Bari të fluturimit të Blu Panoramës, kompania vendosi të akomodojë pasagjerët në hotel dhe ta kryej fluturimin ditën e sotme në orën 09:00 LT.
Fluturimi në nisje i kompanisë Turkish Airlines për Stamboll, pasi bëri imbarkimin e pasagjerëve dhe ishte gati të nisej, kërkoj ndihmën e ambulancës për një pasagjer të sëmurë në bord, kjo zgjati edhe me shumë kohën e nisjes dhe kaloi orari i punës i ekuipazhit. Fluturimi u anulua për tu bërë ditën e sotme dt 1 dhjetor ora 11:00 LT.
Gjithashtu, fluturimi I kompanisë Ernest për Milano u nis në orën 00:30 LT. Fluturimi i Alitalias nga Roma u shty për dt 1 dhjetor mbërritja ne TIA ora 10:30 LT. Fluturimi i Austrian nga Vienna u anullua.
Rreth orës 5.00 të mëngjesit, gjendja në aeroport është paraqitur e qetë, pista është e pastër dhe plotësisht operative.
Kemi prezencë të ujit në zonën perimetrale të aeroportit, e cila ka afektuar edhe rrugën lidhëse me pistën “Ë-C”.
***
Në të gjithë akset që administrohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar janë prezentë kontraktorët/nënkontraktohet me stafin e tyre sëbashku me mjetet e nevojshme si fadroma, kamionçina, eskavatorë etj, ku në total janë 600 punëtorë dhe 150 mjete. Gjithashtu prezent në të gjithë akset janë rreth 100 specialit të ARrSh-së, Drejtorisë Rajonale Qendrore Tiranë, Drejtorisë Rajonale Veriore Shkodër dhe Drejtorisë Rajonale Jugore Gjirokastër.

Article Logic
Execution time: 0.0036258697509766