INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Situatë alarmante në Prrenjas, mbyllen çerdhet dhe kopshtet

Situatë alarmante në Prrenjas, mbyllen çerdhet dhe kopshtet

Publikuar më: 14:54 20-02-2019

Ka shkaktuar kaos mosmiratimi i buxhetit për 2019-ën në Bashkinë e Prrenjasit. Si pasojë e bllokimit të buxhetit, kopshtet dhe çerdhet këtë mesjavë janë mbyllur. Kryetarja e Bashkisë Prrenjas, Miranda Rira ka deklaruar se situata është alarmante. “Si pasojë e bllokimit të buxhetit situata aktuale është alarmante pasi kopshtet dhe çerdhet nuk kanë ushqim, zyrat nuk kanë letër dhe bojë, punonjësit nuk kanë me çfarë të punojnë, të gjitha shërbimet janë të bllokuara”, deklaroi Rira. Për këtë situatë, kryebashkiakja ka drejtuar gishtin e akuzës drejt përfaqësuesve të Partisë Socialiste. “Problemi i vetëm dhe i madh i kërtij miratimi ka qenë grupi socialist që ka bllokuar buxhetin në mënyrë të njëpasnjëshme. Sot ka pasur një mbledhje tjetër, një kërkesë nga pjesa tjetër e këshillit. Kjo gjë nuk ka ndodhur. Vetë Komisioni i Ekonomisë që duhet të mblidhet para këshillit nuk është mbledhur qëllimisht dhe pse është thirrur tre herë. Është bllokuar nga kryetari i komisionit që është njëkohësisht kryetari i PS-së Prrenjas, i dirigjuar nga deputetët e PS-së Belba dhe Balla”, tha Rira.

Lidhur me këtë situatë, qytetarët e Prrenjasit ishin mbledhur sot para hyrjes së godinës së bashkisë Prrenjas në protestë për të kërkuar miratimin e buxhetit dhe kthimin në normalitet të çerdheve dhe kopshteve në këtë bashki.

Article Logic
Execution time: 0.0032610893249512