Botimet për fëmijë janë thuajse të pa kontrolluara sa i përket përmbajtjes. Ky është një botim që nuk i mëson asgjë të vlefshme fëmijëve, përkundrazi, atyre u mësohen sjellje të mbrapshta e përmbajtja e faqes, që shfaqet në këtë foto flet qartë.
Ja një varg që flet shumë: “Benit i gumëzhinte, barku, i kërrcisnin zorrët dhe i gjëmonin veshët.”
Ky zhargon aspak normal nuk mbyllet këtu, por pak rreshta më poshtë, kur thuhet qartë se këtë efekt Benit ia krijonte Sara.
Ky është një rast i denoncuar nga një prind. Nënës së një fëmijë që i ra në dorë ky libër dhe A. Gjeluci bën një pyetje habitore, “Tregim për fëmijë ky?”
Libri është botuar në vendin tonë dhe është përkthim nga një autore Gjermane. Përkthimi është gjithashtu i dobët, por bien në sy dhe gabimet drejtshkrimore.