INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandalet seksuale në kisha, mësoni çdo të ndodhë me abuzuesit

Skandalet seksuale në kisha, mësoni çdo të ndodhë me abuzuesit

Publikuar më: 11:45 10-05-2019

Papa Françesku ka dekretuar urdhrin që priftërinjtë katolikë dhe anëtarët e tjerë të klerit të raportojnë që nga muaji qershor çdo dyshim për abuzim seksual dhe përpjekje për të mbuluar abuzimet.

Përveç kësaj, instancat e kishës do të jenë të detyruara të ndihmojnë hetuesit shtetërorë në punën e tyre hetimore. Gjithashtu, të gjitha dioqezat duhet të krijojnë më e vonta deri në qershor të vitit 2020 një sistem të raportimit që të përdoret lehtë. Dënimet e mëparshme në fuqi të kishës nuk ashpërsohen me dekretin e ri të Papës. Sekreti i rrëfimit mbetet i paprekur nga normat e reja.
Dekreti vlen për të gjitha format e abuzimit seksual nga klerikët dhe fetarët. Kjo përfshin aktet seksuale "nën dhunë ose kërcënim ose shpërdorim posti", akte seksuale me të mitur ose persona të pambrojtur dhe prodhimin, zotërimin dhe shpërndarjen e pornografisë së fëmijëve.
Përveç kësaj, dekreti gjithashtu mundëson ndëshkimin penal të mbulimit të rasteve të abuzimit.

Article Logic
Execution time: 0.0035891532897949