INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandali i diesel, Volkswagen bie dakort të paguajë 4.3 bilionë dollarë!

Skandali i diesel, Volkswagen bie dakort të paguajë 4.3 bilionë dollarë!

Publikuar më: 16:27 12-01-2017

Çfarë shifrash!

Volkswagen pritet të aprovojë një marrëveshje prej 4.3 bilionë dollarësh me autoritetet amerikane për të  zgjidhur hetimet kriminale dhe civile në lidhje me skandalin nga ndotja e benzinës. Bordi i markës shumë popullore të automjeteve pritet që të firmosë marrëveshjen. Në bazë të kushteve të kësaj të fundit, Volkswagen bie dakord të paguajë gjobën dhe të punësojë një monitorues të pavarur për të mbikqyrur aktivitetet e tyre për 3 vitet e ardhshme. Aksionet e automjetit gjerman u ngritën menjëerë me 3% nga ky lajm, duke kapur në bursën europiane 159.35 dollarë për aksion nga 151.65 që ishin më parë. Ndërkohë skandali vazhdon të prodhojë pasoja me një nga ekzekutivët e Volkswagen që u arrestua ditën e shtunë në Glorida. Pavarësisht publikimit të modelit të ri ID Buzz Concept, problemet e lidhura me benzinën mbetën lajmi kryesor në spektaklin e makinave në Detroit.

Article Logic
Execution time: 0.0042009353637695