INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandali në drejtësi. 300 dosje, nuk i dorëzohen Gjykatës së Lartë

Skandali në drejtësi. 300 dosje, nuk i dorëzohen Gjykatës së Lartë

Publikuar më: 17:37 22-08-2017

Mosdorëzimi i rreth 300 dosjeve po shkakton një furtunë në Gjykatën e Tiranës, punonjësit e së cilës mesa duket janë përfshirë në një skandal. Kryesekretarja e gjykatës dhe një sekretare janë shkarkuar nga puna dhe ndaj tyre po bëhet gati një kallëzim penal, pasi në shkelje të ligjit, kanë mbajtur në arkivin e gjykatës dosjet , ndaj të cilave ishte ushtruar rekurs. 300 dosjet duhet të dorëzoheshin në Gjykatën e Lartë. Mediat konfirmojnë faktin se skandali doli në dritë disa javë më parë. Pas kërkesës së bërë nga Gjykata e Lartë , kryetarja e gjykatës është informuar nga administrata, se rreth 300 rekurse të i përkasin periudhës 2006-2015, nuk u ishin komunikuar palëve. Thuajse të gjithë vendimet kishin marrë formë të prerë apo ishin ekzekutuar duke u mohuar kështu të subjekteve fizike e juridikë të drejtën për akses në drejtësi. Pasi është vënë në dijeni të skandalit, kryegjykatësja Enkeledi Hajro, ka marrë masat duke shkarkuar dy nga punonjëset e administratës. Në shkresën e Hajros, thuhet se për shkak të moskryerjes së detyrës nga punonjësit e ngarkuar me ligj, ka sjellë dëmtim të interesave shtetërore si dhe janë shkelur të drejtave e individëve, palë në proces. Gjithashtu ajo evidenton faktin se është krijuar një situatë e rëndë procedurale sa i takon menaxhimit dhe administrimit gjyqësore të gjykatës më te madhe në vend, që përballon një fluks të madh çështjesh prej 30 mijë në vit.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0032620429992676