Smartfoni nuk po ju dëgjon por në mënyrë sekrete por sheh cdo gjë që ju bëni.Shkencëtarët kanë zbuluar se shumë aplikacione të smartfonëve regjistrojnë video , u bëjnë screenshot aktivitetit tuaj dhe ua dërgojnë palëve të treta.
Në shumë raste filmimet sekrete marrin informacione personale të përdoruesve duke përfshirë zipin ose kodin postar.
Shkencëtarët e zbuluan këtë aktivitet teksa ishin duke investiguar zhurmat që bëjnë aplikacionet.Përdoruesit e smarfonëve për vite janë ankuar se dëgjojnë zhurma të cuditshmë në aparatet e tyre duke u shprehur se telefonët dëgjojnë cdo fjalë të tyren.
Shkencëtarët në Universitetin Verilindor në Boston zhvilluan një eksperiment që testoi 17,260 nga aplikacionet më të njohura të Android, shumë prej tyre në pronësi të Facebook.
Nga ata që u hetuan, më shumë se gjysma kishin leje për të hyrë në kamerën dhe mikrofonin e përdoruesve, duke u lejuar atyre të aktivizonin veçoritë në çdo kohë që aplikacioni ishte i hapur.Hulumtuesit përdorën një program të automatizuar për të analizuar fotografitë, video dhe skedarët audio të dërguara në dhe nga aplikacionet - të cilat u ngarkuan në dhjetë pajisje Android - por nuk gjetën dëshmi se asnjë prej tyre po regjistronte fshehurazi duke përdorur mikrofonin e integruar.
Përdoruesit paranojakë janë ankuar se pas bisedës rreth temave të caktuara ose destinacioneve të pushimeve, u shfaqen reklamat përkatëse .
Një vështrim më i afërt në rezultatet e studimit tregon se disa aplikacione rregullisht regjistrojnë pamjet e përdoruesve.Hulumtuesit do të paraqesin gjetjet e tyre muajin e ardhshëm në Barcelonë Konferencën e Simpoziumit për Rritjen e Privatësisë në Barcelonë.