Një superlajm vjen për të gjithë përdoruesit e SnapChat-it, kjo pasi kompania vjen me një update të ri. Ajo do ti lejoje përdoruesit të fshijnë mesazhet e dërguara, por të pahapura nga pala tjetër.
Për ta fshirë median e kërkuar thjesht mbani shtypur mbi mesazh, foto, audio dhe do ju dalë një dritare e vogël që iu pyet nëse doni ta fshini apo jo. Personi tjetër do të njoftohet që i është dërguar diçka dhe i është fshirë, por përsëri ai/ajo nuk do të ketë mundësi ta shohë.