INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Dibra e përgjimeve,' Socialisti shprehet i surprizuar nga rezultati

'Dibra e përgjimeve,' Socialisti shprehet i surprizuar nga rezultati

Publikuar më: 08:32 01-07-2019

Fituesi për Bashkinë e Dibrës është kandidati socialist, Dionis Imeraj. Pas shpalljes së fitores ai tha se se rezultati ishte surprise, duke shtuar se qytetarët kanë bërë zgjedhjen e duhur duke e votuar atë për kryebashkiak.

“Nuk e prisja si rezultat ishte surprizë. Mendoj që bashkëqytetarët kanë mirëpritur programin tim elektoral për të ardhmen e Dibrës. Besoj që kanë bërë gjënë më të mirë. Kjo do të thotë që Dibra mendon për një të ardhme ndryshe, realisht ka bërë gjënë e duhur”, u shpreh Dionis Imeraj.
Përballë Imerajt kandidonte Shkëlzen Qoka i Bindjes Demokratike që mori vetëm 2.549 vota, ndërsa fituesi mori mbi 12 mijë vota ose 83.42%.

Article Logic
Execution time: 0.0038321018218994