INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Sondazh i fundit/Më shumë se 50% e grave në Shqipëri të papuna[VIDEO]

Publikuar më: 09:38 29-01-2019

Papunësia në Shqipëri është në nivelë jashtëzakonisht të larta tek gratë. Një anketë e INSTAT gjeti se 54 % e grave dhe 39% e burrave në moshën 15-49 vjeç ishin të papunë në 2018 dhe madje nuk kishin punuar asnjë ditë në 12 muajt e fundit të vitit 2018.
Ndër gratë e moshës 15-49 vjeç, 37% raportuan se ishin të punësuar në momentin e anketës, 5% nuk ishin të punësuara, por ishin të punësuara në 12 muajt para studimit dhe 58% nuk ishin në punë dhe nuk kishin punuar në 12 muajt para studimit.
Në mesin e meshkujve të njëjtën moshë, 56% raportuan se aktualisht ishin të punësuar, 5% nuk ishin të punësuar, por kanë qenë në punësuar 12 muaj para sondazhit dhe 39% nuk ishin në punë dhe nuk ishin të punësuar në 12 muajt para studimit. Ndërmjet vitit 2008 dhe 2018, përqindja e personave të moshës 15-49 vjeç të punësuar në profesione teknike dhe menaxheriale mbeti e pandryshuar për gratë, por u pakësua për burrat.
Përqindja e grave të punësuara me pagë u rrit nga 60% në 2008 në 82% në 2018, ndërsa përqindja që nuk paguheshin u zvogëlua nga 31% në 10%.
Rezultatet e anketës treguan se rreth një e katërta e grave të punësuara 15-49 vjeç punojnë në pozita profesionale, teknike ose menaxheriale dhe 19% janë në profesione të kualifikuara, 17% janë në sektorin e shitjeve dhe shërbime e rreth 7% punojnë në punë të pakualifikuara. Ndërsa në bujqësi punojnë 13% e grave.
Burrat priren të jenë më shpesh të zënë në aktivitete që kërkojnë punë fizike, siç janë profesionet e pakualifikuara me rrthe 30% dhe bujqësia me 16%. Por shitjet dhe shërbimet gjithashtu zënë një pjesë të konsiderueshme të punësimit të burrave me 18%.

Article Logic
Execution time: 0.0035231113433838