INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sondazhi/ Donald Trump kryeson garën për Shtëpinë e Bardhë me 45%

Sondazhi/ Donald Trump kryeson garën për Shtëpinë e Bardhë me 45%

Publikuar më: 12:41 06-09-2016

Ndërsa mbeten edhe nëntë jave deri ne mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale ne SHBA, kandidati republikan Donald Trump, kalon ne sondazhe rivalen demokrate Hillary Clinton.

Në një sondazh që ka realizuar CNN, kandidati republikan për president të SHBA-ve Donald Trump, kryeson ndaj rivales së tij, kandidates së demokratëve Hillary Klinton me dy përqind më shumë.

45% të votave ka marrë në sondazhet e CNN Trump në krahasim me Klinton, me 43%.

Sipas kësaj ankete, gratë e mbështesin Klinton 15% më shumë se Trump, (53 për qind kundrejt 38 për qind për Trump), ndërsa burrat janë pas Trump me një diferencë më të madhe se 22 pikë (54 për qind në krahasim me 32 për qind ndaj Klinton).

Në mesin e atyre që janë më të rinj se 45 vjeç, Klinton kryeson me 54 për qind kundrejt 29 për qind të Trump, ndërsa në mesin e atyre më të vjetër se 45 vjeç, Trump kryeson 54 për qind në krahasim me 39 për qind ndaj Klinton.

Article Logic
Execution time: 0.0023980140686035