Sot është Dita Ndërkombëtare e Radios e Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur të urojë me publikimin e një fotoje të veçantë, të stafit të parë të Radio Tirana. Në një postim në facebook, Meta shpreh mirënjohje për punën e tyre për të përcjellë tek miliona dëgjues, përmes gjuhës dhe kulturës së kombit, informimin, si një e drejtë universale e qytetërimit.
“Me këtë foto të stafit të parë të Radio Tirana, u uroj sot “Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Radios” të gjithë drejtuesve, gazetarëve, folësve dhe komentatorëve të mrekullueshëm, por edhe teknikëve të radiove shqiptare. Mirënjohje për punën e palodhur, sakrificat dhe përkushtimin profesional e mbi të gjitha njerëzor për të përcjellë tek miliona dëgjues, përmes gjuhës dhe kulturës së kombit, informimin, si një e drejtë universale e qytetërimit. Nderim dhe respekt përjetë korifenjve të paharruar të radios shqiptare, të cilët lanë pas një trashëgimi të vyer!”, shkruan Meta.