Ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha ndërroi jetë ditën e premte.
Ajo mbylli sytë përgjithmonë në moshën 86-vjeçare, megjithatë pasuria artistike që la pas e bën të paharrueshme.
Për të respektuar figurën e saj, Kosova ka shpallur 9 shkurtin ditë zie dhe flamuri do të ulet në gjysmë shtizë në të gjitha institucionet.
Këngëtarja e madhe do të përcillet sot për në banesën e fundit, ashtu siç e la amanet.
Familjarët do e dërgojnë trupin e saj në vendlindje, në Pagarushë dhe pjesë do të jenë një numër i vogël njerëzish.
Ndërkohë, të gjithë adhuruesit e muzikës së saj, mund t’i japin lamtumirën e fundit në Teatrin Kombëtar të Prishtinës, aty ku mbahen dhe homazhet.