INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot mblidhen në një tryezë qeveria shqiptare dhe ajo e Kosovës

Sot mblidhen në një tryezë qeveria shqiptare dhe ajo e Kosovës

Publikuar më: 09:24 26-11-2018

Sot qeveria shqiptare dhe ajo e Kosovës kanë mbedhjen e pestë të përbashkët, që do të zhvillohet në qytetin e Pejës. 

Ceremonia shtetërore e mirëseardhjes do të nisë në orën 10:15, ndërsa në mesditë do të nënshkruhen marrëveshjet, ku kryesorja është krijimi i lehtësirave doganore mes dy vendeve. 

Në orën 13:30 dy kryeministrat, Edi Rama dhe Ramush Haradinaj do të zhvillojnë deklaratën për mediat.


Ndërkaq, mbledhjet e përbashkëta mea qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës janë kthyer në traditë në 4 vitet e fundit. Takimi i sotëm është i pesti në radhë, ndërsa më parë është zhvilluar mbledhje të përbashkët në Prizren, Tiranë, Prishtinë, Korçë dhe mbledhja e sotme në Pejë.


Axhenda

10.15 -Ceremoniali i mirëseardhjes
10.30 -Fjalët e kryeministrave në mbledhjen e përbashkët
12.00 -Nënshkrimi i marrëveshjeve
13.30- Deklaratat për shtyp

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0015900135040283