INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot ndeshjet e fundit: Mundësia e fundit, ja si kualifikohet Shqipëria…

Sot ndeshjet e fundit: Mundësia e fundit, ja si kualifikohet Shqipëria…

Publikuar më: 09:44 22-06-2016

Rezultati 2-0 i Turqisë në ndeshjen me Çekinë, ishte më i keqi i mundshëm për fatin e Shqipërisë në kalimin e fazës së grupeve.

Nëse Turqi - Çeki do të kishte përfunduar 2-1 apo 1-0, gjithçka do ishte në favorin tonë, por tashmë shpresat janë minimale që kuqezinjtë të kalojnë në fazën tjetër.

Që një mrekulli e tillë të ndodhë duhet që në ndeshjet e fundit të fazës së grupeve duhet të ndodhë si më poshtë:

Takimet që kanë mbetur janë:

1-Hungari – Portugali ora 18:00.

2-Islandë – Austri ora 18:00.

3-Itali – Irlandë ora 21:00.

4-Suedi – Belgjikë ora 21:00.

Në këto katër takime kombinimet duhet të jenë të tilla:

1-Të fitojë Hungaria që të eleminohet direkt Portugalia, pasi edhe me barazimin, portugezët kalojnë mbi Shqipërinë pasi kanë një gol të shënuar e një të pësuar.

2-Të fitojë Islanda, pasi barazimi me gola, apo fitorja e Austrisë që ka golavarazh -2 (0 të shënuar, 2 të pësuar) skualifkojnë Shqipërinë.

3-Të fitoja Italia ose të barazojë me Irlandën. Fitorja e Irlandezëve shuan shpresat e kuqezinjve.

4-Të fitojë Belgjika ose të dalë barazim me Suedinë, në mënyrë që skandinavët të eleminohen dhe renditja në grupin F të jetë sipas asaj që shpreson Shqipëria.

Article Logic
Execution time: 0.0037109851837158