Vetëm një ditë përpara mbylljes së fushatës elektorale, socialistët kanë vendosur të mbajnë mitingun përmbyllës në kryeqytet. Por ndërsa gjithë vëmendja e socialistëve të kryeqytetit është fokusuar përgjatë gjithë ditës për këtë aktivitet, Kryeministri Rama i ka paraprirë mitingut me një video të shpërndarë në facebook. Tirana dje dhe sot, transformimi i saj nën qeverisjen e socialistëve në qeveri dhe në bashki është paraqitur në një video rreth 2 minutëshe, ku shfaqet projektet madhore të realizuar gjatë këtyre viteve si pazari i ri, bulevardi dhe qendra e kryeqytetit.
Ndërsa komenti i kryeministrit për këtë video thekson rëndësinë dhe peshën e votës së qytetarëve.
Mbajtja e mitingut gjatë pasdites do të sjellë dhe bllokim të disa akseve rrugore në kryeqytet. Është policia e Tiranës ajo që ka bërë publike orarin dhe segmentet rrugore që do të bllokohet qarkullimi i automjeteve. Nga ora 17 e deri në përfundim të mitingut përmbyllës të partisë socialistëve, bllokohen 4 akse rrugore. Bllokimi i këtyre akseve rrugore sjellë dhe postimin të disa linjave të urbanëve.
RRUGËT QË BLLOKOHEN:
– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
– Rruga “Abdyl Frashëri”
– Rruga “Lek Dukagjini”
– Rruga “Ismail Qemali”