INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot Shqipëria dhe Kosova firmosin 4 marrëveshje. Mbledhja mbahet në Korçë

Sot Shqipëria dhe Kosova firmosin 4 marrëveshje. Mbledhja mbahet në Korçë

Publikuar më: 09:12 27-11-2017

Në Korçë do të mbahet këtë të hënë mbledhja e përbashkët mes qeverise shqiptare dhe asaj të Kosovës. Takimi është parashikuar të zhvillohet në Shtëpinë e Flamurit rreth orës 16 00, ndërsa ministrat respektivë do të prezantojnë dhe pikat kyçe të katër marrëveshjeve të cilat pritet të nënshkruhen mes kryeministrave Edi Rama dhe Ramush Haradinaj.
Në axhendën e punës është parashikuar që për ministrat që i përkasin komunitetit serb në qeverinë e Kosovës të ketë dhe përkthim.
Mbledhja do të vijojë po ashtu dhe në datën 28 nëntor, ku dy qeveritë do të zhvendosen në Vlorë.
Ceremonia e ngritjes së flamurit do të kryesohet nga Presidenti Ilir Meta.
Ndërsa sa i përket fjalës përshëndetëse i pari parashikohet që do ta jetë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Kosovës Ramush Haradinaj dhe më pas Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi si dhe Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta. Në Vlorë po ashtu do të prezantohet dhe logo e vitit kombëtar të Skënderbeut.

Article Logic
Execution time: 0.0034670829772949