INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot vendoset kur do të kalojë në Parlament Vettingu

Sot vendoset kur do të kalojë në Parlament Vettingu

Publikuar më: 10:03 23-08-2016

Këtë të martë pritet të merret vendimi se kur do të kalojnë në seancë plenare 3 nga 7 ligjet e emergjencës për reformën në drejtësi. Ndërkohë që gjatë paraditës u mblodh komisioni i posaçëm i reformës në drejtësi, ku palët janë njohur me opinionin e Euralius mbi 55 rekomandimet e opozitës. Në mbledhjen e komisionit, i cili po zhvillohet me dyer të mbyllura, misioni i Bashkimit Evropian, Euralius, po prezanton projektligjin e rishikuar pas opinionit prej 55 faqesh të Partisë Demokratike.
Mësohet se Partia Demokratike është njohur vetëm mbrëmjen e shkuar për draftin ligjor dhe nga një vështrim i shkurtër, janë përgatitur opinionet për 25 nenet e para të pr/ligjit, për të cilat PD i ka dyfishuar në 47 nene.
Nenet në fjalë kanë të bëjnë me procedurat për emërimin e gjyqtarëve si dhe për nenet e përzgjedhjes së anëtarëve të komisioneve që do të bëjnë përzgjedhjen e gjyqtarëve. Partia Demokratike në një far mënyre rrëzon komplet draftin e pr/ligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve, duke propozuar thuajse një draft komplet të ri.
Ndërkohë, këtë të martë do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, e cila do të vendosë për seancën plenare që do të miratojë ligjin në fjalë.

Article Logic
Execution time: 0.0037469863891602