INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot votëbesimi për Qeverinë e Tsipras. Debate dhe tensione ...

Sot votëbesimi për Qeverinë e Tsipras. Debate dhe tensione ...

Publikuar më: 13:49 16-01-2019

Parlamenti grek do të votojë të mërkurën në mbrëmje për mocionin e votëbesimit ndaj qeverisë së kryeminstrit Aleksis Tsipras. Debati i tensionuar mes liderëve politikë në parlamentin grek, i nisur të martën, pritet që të arrijë kulmin mbrëmjen e të mërkurës. Mediat greke parashikojnë se qeveria do të mund t’i mbijetojë votimit, pavarësisht nga trazirat politike që pasuan largimin e partnerit të tij të koalicionit, kreut të “Grekëve të Pavarur” Panos Kamenos.
“Ekathimerini” shkruan se debatet mes Tsipras dhe kreut të opozitës konservatore, Demokracisë së Re, Mitsotakis, ishin shumë të ashpra duke dhënë shijen e një fushata zgjedhore, në një kohë që ideja e zgjedhjeve të parakohshme sa vjen e bëhet më reale. Tsipras u kërkoi deputetëve që të votonin duke dëgjuar ndërgjegjen e tyre për sa i përket mocionit të votëbesimit por edhe votimin që pritet të mbahet së shpejti për Marrëveshjen e Prespës, duke deklaruar se vetëm në këtë mënyrë demokracia do të fitonte.
Mitsotakis nga ana e tij akuzoi Tsipras për një “shfaqje të mjerë” të qeverisë, për të siguruar mbijetesën e tij dhe për të miratuar atë që ai e konsideroi si “marrëveshjen e dëmshme” të Prespës. Ai gjithashtu akuzoi qeverinë për ofrimin e stimujve për deputetë jo të Syrizës në këmbim të mbështetjes së tyre në votën e besimit. Ai dhe Tsipras u përplasën ashpër gjithashtu për emërimin e të komandantit të forcave të armatosura të Greqisë, Evangelos Apostolakis, në postin e ministrit të Mbrojtjes, për të zëvendësuar Kammenos. Qeverisë së Tsipras i duhen 151 vota për të mbijetuar, ndërsa deputetët e Syrizës janë 145. Ndërkohë pritet që data e saktë për votimin në parlamemt të marrëveshjes së Prespës do të bëhet e ditur pas votimit të mbrëmjes së të mërkurës për mocionin e votëbesimit të qeverisë së kryeministrit Tsipras

Article Logic
Execution time: 0.0021610260009766