Ndërkohë që ditën e sotme po mbahen zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, kryeministri Rama nuk është drejtuar për në kutinë e votimit, por ka ndarë me ndjekësit e tij një video nga shtëpia e tij në Surrel.
Në këtë video Rama shfaqet në shtëpinë e tij në Surrel së bashku me djalin e tij Zahon. Përveç Zahos të vogël shohim edhe një qen të zi dhe krahas tyre i rrethuar në një gardh një lepur. “O babo shihe një gjë”,-dëgjohet Zaho t’i thotë Ramës duke i treguar me gisht lepurin.