INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Spanjollët ftesë turistëve: Zbuloni parajsën e re mesdhetare, Shqipërinë!

Spanjollët ftesë turistëve: Zbuloni parajsën e re mesdhetare, Shqipërinë!

Publikuar më: 15:46 25-09-2017

Një tjetër media ndërkombëtare ka shkruar së fundmi për rivierën shqiptare. Revista spanjolle Traveler e cilëson Shqipërinë një destinacion të ri dhe joshës duke këshilluar se duhet t’i shtohet listës së vizitorëve që kërkojnë plazhe të kristalta. Gazetarja Patricia Mallen e krahason rivierën për cilësinë e uji me atë të Kosta Brava në Spanjë.

Në shkrim thuhet se Shqipëria deri tani është një nga vendet më pak të njohura në Europë dhe se hap më në fund krahët për udhëtarët dhe nuk i duhen më shumë argumente sesa plazhe parajsë apo surpriza arkeologjike.
Shkrimtarja vijon përshkrimin mbresëlënës:
Vlora, një miks aktivitetesh, shëtitoresh me pemë, vjen me një peshë të madhe historike. Më i aksesueshmi Plazhi i Ri mund të të dëshpërojë për nga frekuentimi i lartë edhe pse nëse të pëlqen jeta e natës nuk do duash që të ndahesh nga njëri prej bareve të shumta të plazhit. Duke ndjekur bregun në drejtim të jugut, destinacioni i ri dhe shumë i këndshëm është qyteti i Himarës. Je duke kërkuar një eksperiencë më private? Nisuni drejt Qeparosë, një fshat piktoresk që ngjitet deri sipër shkëmbinjve dhe përkulet ndaj kësaj skene mesdhetare.
Më tej Mallen flet dhe për Sarandën që e konsideron si një qendër nevralgjike të Rivierës pasi mbahet si një opsion i këndshëm për të eksploruar plazhe të afërta kur ndërkohe ke shijuar ato që ndodhen rrëze rrugës në qytet. E shkrimi mbyllet me një ftesë që duket sikur autorja është shqiptare jo spanjolle: Ejani të zbuloni parajsën e re mesdhetare. Apo keni nevojë për më shumë motive?”

Article Logic
Execution time: 0.0037319660186768