INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Standard & Poor’s, Shqipëria me njohuri të dobëta financiare! E parafundit në botë…[FOTO]

Standard & Poor’s, Shqipëria me njohuri të dobëta financiare! E parafundit në botë…[FOTO]

Publikuar më: 10:39 30-11-2018

Shqipëria është ndër vendet me njohuritë më të dobëta në fushën financiare. Sipas Standard & Poor’s, i vetmi vend që lëmë pas është Jemeni. Në Shqipëri vetëm 14 % e të rriturve kanë njohuri financiare. Krahasuar me rajonin, ne jemi të fundit, teksa performancë më të mirë tregon Mali i Zi, në të cilin 48 % e të rriturve kanë njohuri, ndjekur nga Serbia me 38 %, Bosnja dhe Hercegovina me 27 % dhe Kosova, me 20 % të të rriturve me njohuri financiare. Në të gjithë botën dy në tre të rritur janë “analfabetë” në fushën e financave. 

Ndërsa vendet normat më të larta të njohurive financiare janë ato skandinave, ku kryeson Norvegjia , Danimarka dhe Suedia me 71%. Më pas, vjen Izraeli, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Gjermania.
Ndërkaqë një në shtatë banorë janë financiarisht të informuar në shtete si Afganistani, Algjeria, Shqipëria dhe Jemeni. Raporti thekson se, pa njohur konceptet themelore financiare, njerëzit nuk mund të marrin vendime lidhur Menaxhimin Financiar. Padituria financiare ka kosto të konsiderueshme. Konsumatorët që nuk e kuptojnë konceptet financiare shpenzojnë më shumë në tarifat e transaksionit, kanë borxhe më të mëdha dhe kanë interes më të lartë në normat e kredive. Gjithashtu përfundojnë duke marrë hua më shumë dhe duke kursyer më pak para.

finnn.png

Article Logic
Execution time: 0.0042200088500977