INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Stresi i humbjes së telefonit. Më i madh se stresi nga një sulm terrorist [VIDEO]

Publikuar më: 15:58 16-03-2017

Duket si e çuditshme por një anketim i realizuar te 2.000 britanikë, nxori në dritë faktin se humbja e telefonit apo edhe moskapja e trenit është po aq stresuese për ta, po aq sa një sulm terrorit. Gjetjet ishin rezultat i një studimi të ri të kryer nga ana e Shoqërisë Fiziologjike, në Britani e cila mori në anketë burrat dhe gratë në të gjithë vendin për të vlerësuar se cilat ishin ngjarjet me shkallën më stresuese në jetën e tyre.  Në krye të listës u renditën ngjarje si humbja e një njeriu të dashur apo sëmundjet e pashërueshme. Stresi nga sulmet terroriste u rendit në të njëjtin nivel për stresin e shkaktuar me atë të humbjes së një telefoni. Ndërkohë që stresi I shkaktuar nga Brexit renditej më poshtë në listë, se ai nga humbja e telefonit. Gratë rezultuan të kishin stres më të theksuar se meshkujt pothuajse për çdo ngjarje të rëndësishme të jetës.  Studiuesit vunë re se kishte një hendek të madh midis gjinive, përsa I përket nivelit të stresit, për terrorizmin, shëndetin apo zhvendosjen nga shtëpia.

Article Logic
Execution time: 0.0033488273620605