INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studentët kundër paktit të Ramës! Njihuni me arsyetimet e tyre

Studentët kundër paktit të Ramës! Njihuni me arsyetimet e tyre

Publikuar më: 14:48 28-12-2018

Këshillat Studentorë përmes një deklarate publike janë shprehur se propozimet e Edi Ramës jo vetëm që nuk i përmbush kërkesat e studenteve, por tentojnë të japin zgjidhje sipërfaqësore dhe jo konkrete.

Studentët kundërshtojnë paktin e Ramës duke u shprehur se janë në mbështetje të të gjitha protestave jo partiake, duke nisur që sot me protestën e diasporës.

Deklaratë e plotë e Këshillave Studentore:

Në kuadër të diskutimeve dhe pas prezantimit të paktit për universitetin nga ana e qeverisë, Këshillat Studentorë u mblodhën dhe analizuan situatën dhe përgjigjet ndaj kërkesave tona.
Si rrjedhojë dolëm në konkluzionet e mëposhtme:
1. Pakti për Universitetin i prezantuar nga qeveria nuk i përmbush kërkesat e studenteve, madje tenton të japë zgjidhje sipërfaqësore dhe jo konkrete.
2. Këshillat Studentorë së bashku me grupet e interesit po punojnë për ngritjen e një platforme të qartë e cila do të paraqesë problematikat dhe zgjidhjet e mundshme sa më të shpejta bazuar në 8 kërkesat fillestare. Kjo platformë do të zyrtarizohet në fillim të janarit së bashku me studentët dhe në media.
3. Vlerësojmë vullnetin e mirë të Kryeministrit, nisur nga presioni i vazhdueshëm i studentëve për ndryshimet në qeveri edhe pse ky vendim nuk e shmang përgjegjësinë direkte të Kryeministrit për situatën në vend.
4. Studentët do të jenë në mbështetje të çdo proteste që nuk ka prapavije partiake, nisur që nga sot me protestën e thërritur nga diaspora.

Article Logic
Execution time: 0.0036439895629883